Alegri: Nuk kthehem para korrikut, tani po shkoj në muze dhe teatër

Masimiliano Alegri ka bërë të qartë se cilado skuadër ta thërrasë për të drejtuar në të ardhmen, do të duhet të presë verën, pasi nuk do të marrë drejtimin e asnjë klubi në mes të sezonit. Ish-trajneri i Juventusit, i cili i dha lamtumirën bardhezinjve në verë, ka theksuar se do të vazhdojë vitin e tij pushim dhe do të kthehet në drejtim vetëm me një projekt të cilin e ndërton vetë në korrikun e 2020-ës.

“Do të kthehem në korrik. Nuk di nëse dëshironui ta quani vit pushimi apo jo. Bashkë me menaxherin kemi vendosur menjëherë kështu, pas lamtumirës nga Juventusi”, i tregoi ai ESPN. “Kam luajtur futboll 18 vite dhe kam drejtuar 16. Jam ndalur tani pas 34 vitesh dhe jam i lumtur, mund të reflektoj, të flas me njerëzit, të bëj gjëra në jetën private, të shkoj në muze, lexoj, të shkoj në teatër”, shpjegoi Alegri.

Por ndërkohë ai po mëson anglisht pasi Premier Liga e tërheq. “Po marr leksione anglishteje në Milano. Dua të arrij ta flas mirë, mendoj se të dëgjoj kur flitet është gjëja më e vështirë. E kuptoj më mirë nëse më flasin ngadalë, shoh filma dhe lexoj në anglisht, e kuptoj. Viti i ardhshëm do të jetë shumë i rëndësishëm. Do të jetë një zgjedhje thelbësore dhe duhet të jem i përgatitur. Pas një viti jashtë e shumë te Juventusi, nuk dua të kthehem të bëj gjërat gabim”, deklaroi Alegri. /vipsport.al/

mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan