sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Alegri flet hapur: Xhampaolos i thashë që në Milano nuk bëhet shaka, në atë stadium të heqin me 2 ndeshje

Marko Xhampaolo e mori Milanin këtë sezon për ta rikthyer në Ligën e Kampionëve dhe për ta bërë një skuadër potente. Megjithatë nuk arriti të linte shumë gjurmë me skuadrën kuqezi duke u shkarkuar pas pak javësh dhe duke i lënë vendin Piolit.

Para se të merrte drejtimin e Milanit, Xhampaolo duket se ka diskutuar me Masimiliano Alegrin i cili nuk i ka dhënë këshilla por thjeshtë e ka drejtuar duke i thënë se në Milano nuk mund të ketë shaka. Alegri e njeh mirë ambientin e Milanit duke qenë se ka fituar titullin kampion me ta pak vite më parë.

“Xhampaolos i thashë se nuk mund t’i jap këshilla por doja t’i thosha një gjë. Je te Milani dhe nuk mund të bësh një skuadër për shaka sepse të largojnë pas dy ndeshjesh. Nuk është stadiumi ku mund të bësh shaka. A do një mesfushor organizator? Ai nuk është Suso. Është shumë i mirë si futbollist por nëse nuk ke një organizator mund të luash edhe me dy mesfushorë. Gjithçka varet nga kualiteti i lojtarëve”, tha Alegri. /Erjon Allaraj-VipSport.al/