sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

Agjenti i Hysajt këmbëngul për transferimin: Jemi në duart e Napolit, për mua largohet në janar

Mbetet konstante këmbëngulja e agjentit të Elesid Hysajt, Mario Xhufredi, për ta liruar mbrojtësin nga Napoli. Shkodrani nuk po gjen hapësirat e nevojshme në sistemin e trajnerit Karlo Ançeloti, ndaj zgjedhja më e mirë mbetet të provojë një tjetër aventurë ku mund të ndihet sërish i rëndësishëm dhe brenda projektit të klubit.

Së fundmi, agjenti i Hysaj është shprehur se një lëvizje në muajin janar është në duart e Napolit, teksa nëse është për të atëherë 25-vjeçari largohet. “ Jemi në duart e Napolit. Për mua ai duhet të largohet në janar, sepse përndryshe Napoli e humbet në verë me parametër zero.

Nëse Ançeloti insiston të luajë me Di Lorencon në të majtë dhe Maksimoviç në të djathtë, atëherë nuk ka arsye për ta mbajtur Elseidin”, u shpreh Xhufredi. Për Hysajn pista më e nxehtë në muajin janar mbetet klubi i Romës, që dëshiron shqiptarin në organikën e saj.  /Egi Çabeli-VipSport.al/