Agjenti i Bejl hedh poshtë Zidan: Kurrë nuk i është kërkuar të largohet, një nga më të mirët në botë

Garet Bejl është padyshim çështja më e nxehtë në shtëpinë e Real Madridit duke qenë se me Zinedin Zidan në krye të stolit, uellsiani nuk po arrin të tregojë vlerat e tij dhe të shpeshta janë rastet kur lihet në stol. Në merkaton e verës, trajneri Zidan bëri me dije se futbollistit i është thënë të largohet pasi do të ishte më e mira për të gjithë.

Megjithatë, vetë menaxheri i uellsiani, Xhonatan Barnet u shpreh se nuk është e vërtetë diçka e tillë dhe shtoi se klientit të tij nuk i është kërkuar kurrë të largohet. Ai është i bindur se Bejl është ndër futbollistët më të mirë në botë. Megjithëse Bejl kërkohej nga skuadra të shumta në merkato, klubi hezitoi ta shiste.

“Bejlit nuk i është kërkuar kurrë që të largohet nga Reali. Ai ka një kontratë dhe për sa kohë të ketë ndjenja për klubin, atëherë do të qëndrojë. Nuk e di nëse është i lumtur apo jo, por mund t’iu siguroj se nuk është euforik dhe për aq kohë sa të veshë fanellën, do të japë 100% ën fushë. Do që të fitojë çdo trofe dhe gjendja e tij psikologjike nuk ndikon aspak në fushë sepse është ndër më të mirët në botë.