Abazaj: Atmosfera e vakët ndikon në motivim, te Kukësi po rritem

Kristal Abazaj është një nga lojtarët që po spikat te Kukësi në ndeshjet e fundit. Ka gjetur golin edhe dje ndaj Tiranës dhe pas ndeshjes, në emisionin “Gol pas goli’ në “Supersport” ka pohuar: “Të gjithë kemi bërë një ndeshje fantastike. Jemi një ekip me shumë cilësi dhe besoj se në këtë ndeshje kemi dhënë më të mirën dhe kam besim se kemi edhe shumë për të treguar sepse grupi premton. Të mos harrojmë që Kukësi ka bërë një merkato me emra cilësorë. Jo vetëm emra por edhe lojtarë që janë në kulmin e  tyre më të mirë, – tha sulmuesi kryeqytetas fillimisht.

Dueli me Dokën

Abazaj sot e fitoi duelin edhe me një nga shokët më të mirë, Albi Dokën. “Dokën e kam shumë shok, por jam edhe tifoz me Tiranën. Gjithmonë do të bëj më të mirën për Kukësin, pavarësisht se me kë jam tifozë”.

Titulli

Abazaj flet edhe për titullin kampion, nëse do ta fitojë me Kukësin apo jo dhe sa mundësi ka skuadra këtë sezon: “Është akoma herët, pasi ekipet janë shumë afër, duhet që në çdo ndeshje të marrim më të mirën. Më shumë rëndësi ka që Kukësi di të luaj futboll”.

Kombëtarja

“Të jem i sinqertë, nuk jam ende aty ku unë duhet të jem në 100% tim. Por, po jap më të mirën, jo vetëm stërvitje me ekipin, por edhe veçmas. Kondicioni fizik është rritur goxha dhe shpresoj që në një të ardhme të afërt të jem në Kombëtare. Ingranimi është ndryshe, pasi edhe jashtë kur kam qenë i grumbulluar stadiumi ka pasur mbi 20.000 tifozë. Normalisht që atmosfera bën të vetën, por unë do të punoj edhe më shumë dhe të jem ai Abazaj që presin të gjithë”, – tha sulmuesi i skuadrës së Kukësit, Kristal Abazaj, që në 3-4 javët e fundit është duke treguar një formë mjaft të mirë, e madje duke gjetur edhe rrugën e rrjetës.

E.Saliu/Vipsort.al/