90 minuta në fushë, ekipi i talentit shqiptar kualifikohet me penallti në Kupën e Anglisë

Talenti shqiptar Armando Dobra ishte titullar në ndeshjen e djeshme për skuadrën e Ipsuiç. 18-vjeçari kaloi në raundin tjetër të Kupës së Anglisë teksa ekipi i tij Ipsuiç, ia doli të kualifikohej vetëm falë goditjeve nga pika e bardhë, pasi koha e rregullt ndaj Peterborou përfundoi në barazim 1-1.

Një ndeshje pozitive nga ana e shqiptarit, teksa u rikthye si titullar pas disa ndeshjeve jashtë skuadrës së parë, ndërsa është aktivizuar rregullisht me ekipin e të rinjve.

Tashmë, skuadra e Ipsuiç kalon për më tej, ndërsa Dobra do të ketë sërish mundësinë e paraqitjeve në këtë kompeticion. Ndërkohë, Dobra ishte pjesë e Shqipërisë U19 në turneun kualifikues për Europianin, ku madje gjeti edhe rrugën e golit në disfatën 5-1 ndaj Greqisë. /Egi Çabeli-VipSport.al/