sex hikayeleri porno izle kartal escort ankara escort antalya escort

15 vite nga barazimi i fundit me më shumë gola në derbi, ja si ka ndryshuar historia

Ditën e sotme në orën 19:00, do të luhet derbi mes Partizanit dhe Tiranës. Një derbi që do të hyjë në histori pasi do të jetë edhe ndeshja e parë nga Kategoria Superiore që do të luhet në stadiumin e ri Kombëtar, “Air Albania Stadium”. Në këtë sfidë, Partizani vjen si kryesues i Superiores ndërsa bardheblutë nuk janë në momentin e tyre më të mirë dhe renditen në vendin e tetë.

Por skuadrat dhe historia ka ndryshuar shumë nga 15 vite më parë. Më datë 11 dhjetor të vitit 2004, njëjtë edhe si sot, Partizani priste Tiranën. Ajo ndeshje e vitit 2004 dhuroi spektakël teksa përfundoi në barazim 3-3. Partizani kaloi i pari në avantazh me Sarafin në minutën e dytë, mirëpo reagimi i Tiranës ishte i menjëhershëm. Barazoi Samir Patushi, ndërsa para se të përfundonte pjesa e parë, Indrit Fortuzi kaloi të tijtë në avantazh. Në fraksionin e dytë, Devi Muka shënoi edhe të tretin për Tiranën, megjithatë Partizani nuk u dorëzua duke barazuar shifrat me golat e Bylykbashit dhe Bernardo Barboza Karvaljo.

Një ndeshje me shumë emocione dhe që i shkon për shtat pritshmërive të një derbi. Bardheblutë në atë sezon iu gëzuan titullit kampion ndërsa të kuqtë e mbyllën në vendin e tetë kampionatin. Në ditët e sotme një ndeshje me kaq shumë gola i mungon prej kohësh kampionatit dhe derbit, ndërsa skuadrat fillimisht mendojnë të mos humbasin duke kaluar në plan të dytë spektaklin, ndërsa dukshëm kanë ndryshuar edhe diferencat mes sy skuadrave të kryeqytetit. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Klasifikimi në fund të sezonit 2004-2005