Zyrtare/ Dinamo mbetet pa trajner, italiani largohet për arsye familjare

Klubi i Dinamos për momentin ka mbetur pa trajner, pasi Mauro Manzoni është larguar nga drejtimi i bluve. Këtë lajm e ka njoftuar vetë klubi nëpërmjet një njoftimi në faqen zyrtare në rrjetet sociale.

Italiani kishte një muaj në drejtim të Dinamos, por në motivin e sqaruar nga klubi thuhet se Manzoni është larguar për shkak të arsyeve familjare. Së fundmi klubi ka kaluar në drejtimin e italianëve, kështu edhe trajneri i ardhshëm pritet të vijë sërish nga përtej Adriatikut.

Sakaq, Dinamo vazhdon të vuajë rezultatet në Kategorinë e Parë, teksa renditet në fundin e tabelës së klasifikimit. Në këtë formë, drejtuesit duhet të veprojnë shpejt para se situata në kampionat të rëndohet edhe më shumë, e më pas të jetë vonë për të bërë kthesën.   /Egi Çabeli-VipSport.al/

Postimi i klubit: