Zarfi me plumb në drejtim të Kontes. Bashkëshortja e tij e mohon, reagon klubi i Interit

Mëngjesin e sotëm, “Corriere della Sera” raportoi se në drejtim të trajnerit Antonio Konte, kishte shkuar një zarf anonim ku përmbante një letër kërcënuese dhe një plumb në brendësi. Megjithatë, bashkëshortja e Kontes e ka mohuar diçka të tillë dhe e ka konsideruar një lajm të rremë të cilin nuk e di pse është publikuar.

Në profilin e saj në “Facebook”, Elizabet Muskarelo shkruan se nuk ka asgjë të vërtetë. “Historia në lidhje me kërcënimin është gënjeshtër. Në Itali komunikimi është shumë i keq. Zgjohu, shpik diçka dhe shkruaj. Shkruajnë pa menduar aspak për pasojat që mund të sjellë”, u shpreh Muskarelo.

Ndërkohë, Konte klubi i Interit raporton se ka pasur një kërcënim me letër, por jo në drejtim të Kontes. Klubi zikaltër bën me dije se letra kërcënuese ka shkuar në drejtim të klubit dhe nuk ka asgjë personale me trajnerin. /Erjon Allaraj-VipSport.al/