Zaniolo ironizon me Kapelon: Ka të drejtë, unë do të përgjigjem vetëm në fushë

Nikolo Zaniolo po kalon një moment mjaft të mirë në karrierën e tij ku përveç golave të shumtë që po shënon me fanellën e Romës, ai po shënon edhe me Italinë në kualifikueset e Europianit. Kur të gjithë i thurin elozhe talentit italian, trajneri Fabio Kapelo duket se ka rezerva të shumta për të dhe ende nuk është bindur.

Sakaq, Zaniolo duket se nuk ka në plan të replikojë më të. Në ndeshjen kundër Armenisë ai arriti të shënonte 2 gola si edhe asistoi edhe një tjetër gol. Në një prononcim pas ndeshjes, ai u shpreh se Kapelo ka të drejtë por shtoi se do të tregojë veten vetëm në fushë.

“Arrita të kurorëzoja një tjetër ëndërr. Nuk është pika e fundit për mua sepse unë do të vazhdoj të përmirësohem kudo që ka nevojë për përmirësim. Kritikat janë pjesën e ndeshjeve megjithatë nuk më interesojnë shumë. Kapelo ka të drejtë dhe unë do të vazhdon të tregoj veten dhe t’i jap përgjigje vetëm në fushë. Mendoj vetëm të luaj dhe të argëtohem. Nëse thirrem në Europian, do të jetoj ëndrrën dhe shpresoj të më realizohet”, tha Zaniolo. /Erjon Allaraj-VipSport.al/