Ylli i Premier Ligë e konfirmon: Po përmirësohem, ndaj Shqipërisë do të jem në gjendjen më të mirë

Shqipëria luan të dielën një ndeshje mjaft të vështirë, ku përballë do të ketë kampionët e botës në fuqi, Francën. Në prag të këtij takimi, skuadrat kombëtare kanë nisur grumbullimet e tyre dhe natyrisht besimi në kampin kuqezi është i madh se mund të merret një rezultat pozitiv megjithëse përballë është një skuadër shumë e vështirë për t’u mundur.

Nga ana tjetër, Franca vjen me vetëm dy mungesa ty ku Pol Pogba dhe Blais Matuidi nuk do të jenë me ekipin e tyre në Shqipëri. Nga ana tjetër, lajme të mira për Deshamp vijnë edhe nga ylli i Totenhemit, Tangui Ndombele i cili ka pësuar një dëmtim por duket se është duke e lënë pas dhe do të jetë gati për trajnerin.

“Testet mjekësore që kam zhvilluar, treguan se nuk kam asgjë serioze por një problem që lidhet më shumë me lodhjen. Është e qartë që ndaj Shqipërisë të dielën do të jem në gjendjen më të mirë, ndërsa të enjten ndaj Moldavisë mund të mos jem në 100%. /Erjon Allaraj-VipSport.al/