Xhaka feston 10-vjetorin e Botërorit me U17, por kapitenin e ka te Shqipëria

10 vite më parë, për futbollin zviceran po niste një epokë e re duke qenë se Zvicra U17 fitonte Botërorin, teksa asokohe kishte në skuadër futbollistë si Granit Xhaka apo Rikardo Rodrigez i cili aktivizohet me Milanin në kampionatin italian. 10 vite pas asaj finaleje, disa nga futbollistët që e fituan janë bashkuar sërish në Zvicër dhe kanë publikuar një foto me trofeun.

Atë sezon të lavdishëm të Zvicrës U17, kapiteni i ekipit ishte Federik Veseli i cili aktualisht aktivizohet me ekipin kuqezi dhe te Shqipëria po merr një vend titullari. Veseli që prej vitesh luan te Empoli në Itali, kishte mundësinë të luante edhe me Zvicrën megjithatë kishte preferuar që të zgjidhte Shqipërinë duke qenë se edhe pjesë e skuadrës në Europianin e Francës.

Zvicra luante në finalen e Botërorit kundër Nigersië2 dhe Haris Seferoviç ishte autori i golit të fitores. Në minutën e 63, Seferoviç çonte topin në rrjetë duke i dhënë skuadrës së tij një trofe të rëndësishëm teksa pjesë e Zvicrës ishte edhe Pajtim Kasami. /Erjon Allaraj-VipSport.al/