Vlerësimi nga Italia për Berishën: Heq dorë nga Liga e Kampionëve, por tregohet monumental me Spal

Portali “TuttoMercattoWeb” ka vendosur në ditën e sotme të bëjë një klasifikim të futbollistëve me mesataren më të lartë të notave në Serinë A. Pjesë e kësaj listë është edhe portieri i Kombëtares së Shqipërisë, Etrit Berisha.

Gardiani i kuqezinjve renditet në vendin e 22, ndërsa nota mesatare e tij është 6.46. Berisha vendosi të nisë një aventurë të re në këtë sezon teksa u transferua te Spal nga Atalanta, megjithatë edhe siç përshkruan media italiane, 30-vjeçari ka shkëlqyer dhe është treguar monumental me ekipin e ri. “ Humbi duelin me Golinin te Atalanta dhe hoqi dorë nga pjesëmarrja në Ligën e Kampionëve, për të ristartuar edhe një herë me Spalin.

Skuadra është më në vështirësi se kurrë, por kontributi i portierit shqiptar është i jashtëzakonshëm. Tregohet monumental në ndeshjen ndaj Juventusit, ku ia doli të vlerësohej me notën 8”, shkruhej në përshkrimin e sezonit të Berishës deri në këto momente. Kështu, Berisha është një nga lojtarët kryesorë të Spal për objektivin e tyre sezonal, atë të qëndrimit në Serinë A. /Egi Çabeli-VipSport.al/