VIDEO/ Vedat Muriqi shkëlqen me dopietë në “derbin shqiptar”, ngjit skuadrën e tij në vendin e parë

Vedat Muriqi padyshim që po kalon një moment fantastik në kampionatin turk, aty ku sot ka arritur të shënojë edhe dy gola të tjerë me fanellën e Fenerbahçes. Sulmuesi shqiptar i Kosovës, ka kthyer në gol një penallti në minutën e 6 të takimit, duke zhbllokuar rezultatin përballë Kasimpasas, skuadrës te e cila aktivizohet edhe Loret Sadiku.

Në minutën e 37, miqtë kanë barazuar teksa 1 minutë para fundit të pjesës së parë, Muriqi ka shënuar një tjetër penallti duke realizuar edhe golin e tij të dytë personal. 10 minuta pas fillimit të pjesës së dytë, Jozef ka barazuar në 2-2 teksa për të vulosur ndeshjen ka menduar Aziz në minutën e 59, duke i dhënë 3 pikë skuadrës së tij.

Kjo fitore, e ngjitu Fenerbahçen në vendin e parë në klasifikim me 20 pikë, një më shumë se Alaniaspori dhe 2 më shumë se Sivaspori por që janë me nga një ndeshje më pak. Ndërkohë, Muriqi po i afrohet edhe kreut të golashënuesve me 7 gola të shënuar këtë sezon dhe një asist. ky klasifikim kryesohet nga Jahoviç i Malatiasporit me 9 gola. /Erjon Allaraj-VipSport.al/