VIDEO / Skandal në kampionatin brazilian, policia sulmon me armë tifozerinë në stadium

Futbolli është konsideruar sporti që bashkon dhe shpesh herë konsiderohet edhe më shumë se vetëm një sport. Por, në Brazil nuk ndodh kështu duke qenë se tifozeritë kanë probleme të shumta me njëra-tjetrën dhe telashet në stadiume janë gjithmonë prezente.

Në ndeshjen mes Kearas dhe Fortalecës, dy tifozeritë kanë nisur një sherr masiv dhe është dashur vetëm ndërhyrja e policisë vendase për të qetësuar situatën. Në fakt, policia më shumë se e ka qetësuar ka ngjallur panik te fëmijët dhe dashamirësit që kishin ardhur vetëm për të parë ndeshjen.

Policia ka përdorur armë kundrejt tifozerisë megjithëse janë përdorur vetëm plumba gome. Ndërkohë, të shumta janë edhe reagimet e shumta kundrejt këtij veprimi të policisë braziliane teksa autoritetet kanë nisur që të ndërmarrin masa dhe të paguhen të gjitha dëmet e shkaktuara në stadium. /Erjon Allaraj-VipSport.al/