VIDEO / Rama me kombëtaren në stërvitje. Humor, batuta e vërshëllima me Rejën: Ka një defekt se është me Juven

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka qenë sot i pranishëm në fillimin stërvitjes së kuqezinjve, duke shkelur bashkë me ta impiantin e ri në kryeqytet. Ai ka vizituar lojtarët në dhomat e zhveshjeve dhe më pas ka dalë në fushën e lojës i shoqëruar nga Edi Reja,

Trajneri nuk i shmangu batutat. “Ka një defekt se është me Juventusin”, tha ai duke iu referuar kryeministrit, ndërsa  me pas me te provuan edhe impiantin dhe akustikën e tij me vërshëllima.

“Ka marrë idenë e Juves”, tha Hysaj që u afrua më pas. “Ky është më i bukur” tha Rama si përgjigje, ndërsa mori më pas edhe mendimin e Strakoshës për këtë impiant.

“Tani ne stadiumin e bëmë. Të jepni shpirtin këtu. Sidomos në minutat shtesë se në shtesat na janë bërë makth”, tha Rama, i cili nuk kurseu as Dukën. “Kjo fusha është më e mirë se e Elbasanit se e kam bërë unë, atë të Elbasanit e kë bërë ti”, i tha ai kreut të FSHF-së. /vipsport.al/