VIDEO / Pritja fantastike e Berishës, UEFA hap sondazhin për gardianin shqiptar

Shqipëria inauguroi pak ditë më parë stadiumin “Air Albania” në një ndeshje kundër kampionëve të botës. Franca e cila kishte siguruar kualifikimin për në Europian, arriti të merrte edhe një tjetër fitore duke blinduar vendin e parë në grupin tonë e ndjekur nga Turqia e vendit të dytë.

Protagonist në ndeshjen kundër Francës ishte edhe portieri kuqezi, Etrit Berisha i cili arriti të bënte edhe një pritje fantastike ndaj sulmuesit të Çelsit, Oliver Zhiru. Ky i fundit, i gjendur përballë portierit shqiptar mendoi të çonte topin në krahun e kundërt të portierit, megjithatë Berisha zgjati dorën dhe e devijoi në këndore.

Këtë pritje, faqja zyrtare e “Euro 2020” e ka publikuar në “Facebook” teksa ka edhe një sondazh për tifozët të cilët do të vlerësojnë me një notë pritjen e tij. Të shumtë janë tifozë shqiptarë që e kanë vlerësuar maksimalisht por ka edhe të huaj të cilët e kanë dhënë pëlqimin e tyre. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

more recommended stories