VIDEO/ Përplasi me forcë në tokë trajnerin e Abrashit, dënim shembullor për lojtarin e Frankfurt

Mori shumë famë dhe u shpërnda kudo, goditja e lojtarit të Eintraht Frankfurt, David Abraham ndaj trajnerit të Frajburg në ndeshjen e kësaj fundjavë në Bundesligë. Në minutat e fundit të lojës, duke qenë se skuadra e tij po humbiste, Abraham u afrua pranë pankinës së kundërshtarëve për të marrë topin, por nervat e lojës bënë të tyren dhe futbollisti përplasi me të gjithë forcën me trajnerin e Frajburg, skuadër ku aktivizohet edhe mesfushori i Kombëtares, Amir Abrashi.

Tekniku u shemb në tokë dhe kjo më pas provokoi reagimin e të gjithë stolit të Frajburg, që iu kundërvunë Abraham, i cili u ndëshkua me të kuq.

Por, sigurisht lojtari i Frankfurt nuk mund t’ia hidhte me një pezullim të thjeshtë dhe në ditën e sotme ka mësuar se pezullimi i tij është për shtatë ndeshje. Në këtë formë, Abraham nuk do të mund ta shijojë fushën e blertë për këtë vit dhe mund të rikthehet sërish i gatshëm për Eintrahtin, vetëm në muajin janar. /Egi Çabeli-VipSport.al/