VIDEO/ Perla nga goditja e dënimit, “433” i bën reklamë golit të Çekiçit

Endri Çekiçi është një nga protagonistët absolutë të skuadrës Olimpia Ljubjanës në këtë sezon. Sulmuesi shqiptar ka meritë të madhe në ekipin që po kryeson kampionatin dhe ka mundësi të shpallet kampione. Tashmë, golat e shënuar javë pas jave, janë kthyer në normalitet për pogradecarin. Edhe në këtë fundjavë, në ndeshjen e Ljubjanës nuk munguan realizimet e Çekiçit.

Sulmuesi shënoi të dy golat për të tijtë, ndërsa nuk mungoi edhe një perlë nga goditja e dënimit. 22-vjeçari mori përsipër ekzekutimin e goditjes nga një distancë e konsiderueshme, ndërsa trajektorja e topit shtangu portierin.

Një realizim i shkëlqyer, i cili nuk ka kaluar pa u vënë re edhe nga një faqe mjaft e famshme në Instagram si “433”. Goli i Çekiçit është reklamuar në këtë faqe duke u shpërndarë dhe u bërë edhe më i famshëm. Sulmuesi është në një formë fantastike dhe është gjithashtu në listën e lojtarëve të gatshëm për trajnerin e Kombëtares, Edi Reja. /Egi Çabeli-VipSport.al/