VIDEO/ Murinjo debuton ndaj Uest Hem, klubi londinez i uron “ mirëseardhjen” me një video ngacmuese

Hoze Murinjo tashmë ka veshur tutat dhe ka nisur punën si trajner i Totenhem. Detyra e portugezit do të jetë të nxjerrë klubin londinez nga kriza e rezultateve në kampionat dhe ta ngjisë drejt vendeve të para të klasifikimit.

Luzitani do të debutojë këtë fundjavë në krye të Totenhemit në ndeshjen ndaj një tjetër klubi londinez, si Uest Hem. Këta të fundit kanë vendosur t’i dedikojnë një video “ mirëseardhje” ish-trajnerit të Junajtid. Klubi i Uest Hem ka publikuar disa reagime të Murinjos gjatë ndeshjeve kundër tyre në të kaluarën.

Momente të cilat 56-vjeçari nuk kërkon t’i kujtojë për shkak se në fund ka humbur. Kështu, Uest Hem e ka nisur prej ditës së sotme betejën me portugezin, i cili duhet të luftojë shumë në derbin londinez për të pasur një debutim me sukses. /Egi Çabeli-VipSport.al/