VIDEO / Mesi këngëtar, akuzat e tij kundër Brazilit kthehen në hit muzikor në Argjentinë

Përfundon dënimi i Leo Mesit dhe ylli argjentinas kthehet në kohë për superklasikën e Amerikës së Jugut, duelin ndaj Brazilit. Herën e fundit, palët nuk ishin ndarë aq miqësisht, me futbollistin i cili kishte akuzuara hapur CONMEBOl se po ndihmonte brazilianët të fitonin Kupën e Amerikës, akuza që bënë xhiron e botës dhe që sollën një pezullim disamujor për lojtarin.

Tani, Mesi kthehet në kohë për këtë sfidë dhe në Argjentinë kanë menduar ta “festojnë” duke transformuar pikërisht intervistën e tij të famshme pas ndeshjes ndaj Brazilit, në një këngë. Me pak melodi në sfond e me ndihmën e kompjuterit, intervista e Mesit është kthyer në hit në Argjentinë në ditën e funti, me qindra mijëra shikime në rrjetet sociale.

Një “hit” i cili bën edhe më të nxehtë përballjen mes dy ekipeve, ndonëse bëhet fjalë vetëm për një miqësore, që në fakt mes këtyre dy përfaqësueseve nuk është thuajse asnjëherë e tillë. /vipsport.al/