VIDEO/ Historia e trishtë e një kampioni, boksieri që është shpërblyer me 140 mijë lekë të vjetër

Sporti në Shqipëri vazhdon të ketë të njëjta probleme, pavarësisht nëse ndryshojnë disiplinat. Nuk ka rëndësi nëse bëhet fjalë për atletikë, peshëngritje, basketboll apo boks. Kushtet ku stërviten sportistët dhe shpërblimet që marrin janë qesharake.

Në këtë mes shpëton futbolli, ku investimet private kanë bërë të tyren, edhe pse ka problematika të tjera. Së fundmi në media është pasqyruar historia e një kampioni boksi. Bëhet fjalë për Klevis Çelaj, i cili i ftuar në televizionin Klan, në emisionin “ Historia ime” të gazetares Mirela Milori ka treguar se është shpallur kampion për peshat 50 kg në një turne të zhvilluar në Shkodër dhe si shpërblim ka marrë vetëm 140 mijë lekë të vjetër.

Një shumë me të cilin Klevisi rrëfen se duhet të sigurojë ushqimin për familjen e tij me pesë anëtarë. Gjatë intervistës, Klevisi nuk mund të mbajë lotët duke treguar momentet e vështira në jetën e tij.  /Egi Çabeli-VipSport.al/