VIDEO / Goli i 10 si parisien, Ikardi vazhdon të dhurojë spektakël me PSG-në

Mauro Ikardi vazhdon të shënojë me rregullsi të admirueshme duke i treguar PSG-së se ka bërë një investim shumë të goditur duke e afruar në verë nga radhët e Interit. Sulmuesi argjentinas ka gjetur sot golin e tij të 10 me skuadrën parisiene, në vetëm 11 ndeshje që ka luajtur me fanellën e saj.

Në suksesin 2-0 ndaj Lilës, ai shënoi golin e avantazhit të duelit në minutën e 17-të pas një pasimi të Gueje, duke u treguar si zakonisht i aftë që të ndiqte aksionin. Duartrokitjet dhe koret e tifozerisë parisiene drejtuar atij tregojnë qartësisht se tani e shohin Ikardin si pjesë të ekipit dhe do të jetë e vështirë që PSG të mos rinovojë kontratën me të.

Ndërkohë, golin e dytë e shënoi Di Maria në minutën e 31-të të takimit, duke vulosur fatin e ndeshjes që nuk ndryshoi deri në vërshëllimën përfundimtare dhe çoi në 11 pikë avantazhin e PSG-së ndaj Olimpik Marsejës që është ndjekësja më e afërt në kampionat. /vipsport.al/