VIDEO/ Gara me motorë mund të kthehej në tragjedi, aksident i shumëfishtë në pistën e Makau

Garat me motorë shpesh herë kanë dhuruar skena të frikshme në pistë, aty ku rrëzimet janë diçka që ndodhin rregullisht. Së fundmi, në pistën e Makaut, rrëzimi i një piloti ka bërë që edhe shumë të tjerë të pengohen dhe të rrëzohen, duke rrezikuar seriozisht që kjo garë të kthehej në një tragjedi.

Pavarësisht se ishte një aksident masiv, për fat të mirë pilotët kanë pësuar vetëm dëmtime të lehta dhe askush nuk rrezikon jetën apo shëndetin e tij seriozisht. Tashmë, mbetet vetëm të shihet se si do të veprohet në mënyrë zyrtare për këtë garë e cila nuk ka përfunduar.

Drejtuesit kanë menduar të ndërpresin ndeshjen duke valëvitur dy herë flamurin e kuq dhe u mendua se kjo garë nuk do të kishte asnjë fitues por në fakt më vonë u plotësua edhe podiumi. Ruter është shpallur fitues teksa edhe Pol Bërd dhe Dejvid Xhohnson janë ngjitur në podium ndërkohë që pretendimet janë që gara të cilësohet e pavlefshme. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan