

Sistemi “VAR” po kritikohet gjithmonë e më shumë për mënyrën se si po përdoret dhe të shumta janë dyshimet se ky sistem kontrollohet dhe nuk publikon pamjet e duhura. Problematikat më të mëdha ekzistojnë në Angli, teksa nuk ka kaluar pa polemika as Izraeli madje situata është bërë qesharake.
Në ndeshjen mes Makabi Haifas dhe Beitar Jeruzalemit gjatë kësaj fundjave, gjyqtari kryesor ka dyshuar për një rast penalltie në minutat e fundit të ndeshjes, kur rezultati ishte 2-1 për Makabin. Për të qartësuar vendimin e tij, gjyqtari i është drejtuar sistemit “VAR” në mënyrë që të shohë edhe një herë pamjet e ndeshjes.
Në fakt, në monitor nuk janë shfaqur pamjet e ndeshjes por një lidhje nga parkingu i stadiumit dhe një person që po ecën. Për fat të mirë, një tjetër kamera kishte fokusuar edhe aksionin dhe e ka ndihmuar gjyqtarin që të marrë një vendim duke akorduar penallti. Në rrjetet sociale, nuk kanë munguar ironitë dhe talljet për këtë incident. /Erjon Allaraj-VipSport.al/
more recommended stories
Nga Spanja janë të sigurt, Ronaldo është penduar për kalimin në Itali. Ia ka rrëfyer ish-shokëve madrilenë
Kristiano Ronaldo nuk po kalon periudhën.
UEFA nuk ka dyshime: “VAR” vetëm do të përmirësohet, nuk ka kthim pas
Sistemi “VAR” u krijua për të.
Rrëzohet në shtëpi dhe hyn në operacion, ylli i Dortmundit mbyll vitin para kohe
Në një kohë kur Dortmundi luan.
VIDEO / Trajneri rumun shpërthen në konferencë: Kur më përmendni familjen, nuk rri duarkryq
Rezultatet e dobëta të skuadrës së.
Leave a Comment