VIDEO/ Askush nuk e përjeton fitoren si Maradona, këngë dhe kërcime në dhomat e zhveshjes

Diego Armando Maradona mbetet një personazh sa herë argjentinasi flet në një intervistë apo sa herë bën një veprim, i cili e bën të ndryshëm nga të tjerët. Së fundmi, legjenda e Argjentinës ka festuar në një mënyrë unike në dhomat e zhveshjes fitoren e skuadrës së tij Gimnasia La Plata kundër Aldosivit.

Maradona ka nisur të kërcejë në dhomat e zhveshje, duke shfryrë të gjithë emocionin e akumuluar pas ndeshjes. Por, nuk mbaroi me kaq pasi në konferencën e shtypit ka nisur të këndojë, vargje të cilat tifozët ia kanë kushtuar atij, me fjalët se Maradona është La Plata dhe se nga La Plata Maradona nuk do të largohet.

Në këtë mënyrë, 59-vjeçari ka lëshuar edhe mesazhin se nuk mendon të largohet nga drejtimi i ekipit, duke konfirmuar se do të qëndrojë edhe për shumë kohë si trajner i Gimnasias.  /Egi Çabeli-VipSport.al/