VIDEO/ 90 minuta në fushë për Dermakun, Parma mposht në shtëpi Romën

Parma ka befasuar në mbrëmjen e sotme teksa ka mposhtur në shtëpi me rezultatin 2-0 Romën. Të zotët e shtëpisë vazhdojnë të surprizojnë në këtë kampionat, ndërsa tashmë renditen në vendin e tetë të kampionatit me 17 pikë. Për emilianët, duke zhvilluar një ndeshje pozitive, ishte edhe mbrojtësi i Kombëtares, Kastriot Dermaku.

Dermaku ishte në fushë për 90 minuta duke dhënë kontributin e tij në suksesin e ekipit. Ndërkohë, nga ana tjetër Roma ndalet pas tre ndeshjeve radhazi duke fituar, teksa mesa duket humbja në Ligën e Europës në fundjavë ka lënë pasoja për kryeqytetasit. Sa i takon fushës, pjesa e parë u mbyll me rrjeta të paprekura. Ndërkohë, në fraksionin e dytë, Parma u tregua më e guximshme duke parë më shpesh nga zona e Romës. Në këtë formë, vendasit gjetën golin e avantazhit në minutën e 68 me anë të Sprokatit.

Në minutat në vazhdim, verdhekuqtë provuan të barazonin, megjithatë Parma ia doli të rezistonte, madje në minutën e 93, siguroi edhe golin e qetësisë pas një kundërsulmi, me anë të Kornelius. Kështu, Roma humbet mundësinë për t’u ngjitur në vendin e tretë dhe mbetet e gjashta në renditje me 22 pikë.  /Egi Çabeli-VipSport.al/