Vetëm pak muaj trajner te Spanja, Moreno: Po shpërblehet puna, kam nevojë për pak pushime

Në muajin qershor, Robert Moreno mori zyrtarisht drejtimin e Spanjës duke qenë se Luis Enrike u largua për t’i qëndruar pranë vajzës së tij, e cila vuante nga një sëmundje e rëndë dhe fatkeqësisht nuk arriti t’ia dilte duke ndërruar jetë. Pak ditë më parë, Enrike u rikthye te Spanja duke i zënë sërish vendin Morenos, teksa ky i fundit shprehu pakënaqësi.

Megjithatë, duket se ofertat për Morenon nuk mungojnë dhe vetë spanjolli e ka pranuar diçka të tillë. Ai u shpreh se ka nevojë për disa ditë pushim para se të rikthehet në krye të stolit.

“Kam nisur të marr disa telefonata nga klube të ndryshme. Është e mrekullueshme se si njerëzit vlerësojnë punën tënde, por për momentin dua disa kohë pushim. Kam humbur shumë energji”, u shpreh Moreno i cili duket se nuk është mësuar të përballojë shumë presion i vetëm. /Erjon Allaraj-VipSport.al/