UEFA zbarkon në Tiranë, zbardhet axhenda e presidenti Cceferin

Presidenti i UEFA-s, Aleksander Ceferin, zbarkon sot në Tiranë bashkë me shumë bashkëpunëtorë të tij, si pjesë e delegacionit të të ftuarve nga FSHF për inaugurimin e stadiumit të ri “Air Albania” në Tiranë.  Numri 1 i futbollit europian, do të ketë një axhendë të ngjeshur edhe me takime zyrtare deri sa të vijë momenti i ndeshjes në orën 20:45.

Axhenda e Ceferin në Shqipëri

12:30- Presidenti Ceferin dhe delegacioni tij takohet ne Kryeministri me z. Edi Rama

13:00 – Vizita e Presidentit Duka dhe Presidentit të UEFA, Aleksandër Ceferin, në Shtëpinë e Futbollit

14:00 – Drekë zyrtare për të ftuarit e UEFA-s dhe FIFA-s në Pallatin Mbretëror

18:00-18:30 / Ceremonia e dekorimit të Presidentit të UEFA-s nga ana e Presidentit të Republikës

18:40 – Vizitë në muzeun e stadiumit

19:00-19:30 – Konferencë zyrtare për shtyp e Presidentit Duka me Presidentin Ceferin

19:40-20:20 – Ceremonia inauguruese e stadiumit dhe fjalimet e Presidentit Duka, Presidentit Ceferin dhe Kryeministrit Rama