

Shqipëria U17 ka luajtur ditën e sotme ndeshjen e parë të turneut zyrtar që po zhvillohet në Portugali në kuadër të kualifikueseve për Europian. Kuqezinjtë e trajnerit Elvin Beqirit ishin përballë ekipit pritës, pra Portugalinë. Por, nuk ia dolën t’i bënin ballë fuqisë të luzitanëve, duke u dorëzuar pa kushte me rezultatin 4-0. Portugalia shënoi dy gola për pjesë.
Fillimisht, ishte Ferreira që hapi llogaritë e takimit në minutën e 26, ndërsa 10 minuta më pas Nabiah barazoi shifrat. Sakaq, në fraksionin e dytë, luzitanët realizuan edhe të tretin me Fernandes, ndërsa tre minuta para fundit, Gomes realizoi edhe golin e katërt.
Tashmë, vëmendja e kuqezinjve do të jetë drejt përballjes së datës 16 nëntor përballë Ukrainës. Ndërkaq, pjesë e grupit të Shqipërisë është edhe Gjeorgjia, me të cilën do të luhet më datë 19 nëntor.
Portugali – Shqipëri 4-0
26′ Ferreira, 36′ Nabian, 53′ Fernandes, 87′ Gomes
Formacionet:
Portugalia: Rodrigez, Diaz, Silva, Torres, Ferreira,
Neto, Antunes, Djalo, Gonçalves, Gomes, Nabian.
Trajner. Joze Gilerme
Shqipëria: Rroku, Cehu, Mehmeti, Mitaj, Preka, Mata, Bytyqi,
Sula, Dervishi, Janaqi, Lusha.
Trajner. Elvin Beqiri
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme
Faqet e para të “Panorama Sport”.
Moviola e Jeminit: Gjyqtari ishte i saktë te Bylis-Partizani, Kukësit iu mohua një penallti
Pas tërmetit që goditi Shqipërinë, futbolli.
Shkëmbi: Fitorja ndaj Skënderbeut ishte më shumë se sport, bëmë minimumin për këtë qytet
Teuta arriti të fitonte një ndeshje.
Nuri Bylyku: Lojtarët e sotëm të Tiranës luajnë me anën morale të fanellës, por nuk kanë lidhje me të kaluarën
Në prag të ndeshjes mes Partizanit.
Leave a Comment