U mposhtën në shtëpi nga Apolonia, klubi i Devollit proteston për gjykimin e ndeshjes

Këtë fundjavë kalendari i Grupit B të Kategorisë së Parë, dhuroi sfidën mes dy ekipeve pretendente për t’u ngjitur në elitën e futbollit shqiptar si Devolli dhe Apolonia.

Ndeshja përfundoi me suksesin e miqve me rezultatin 1-2, ndërsa fierakët u ngjitën në vendin e tretë dhe parakaluan Devollin në klasifikim. Kështu, kjo disfatë djeg për vetë objektivat e devollinjve në këtë sezon, teksa së fundmi klubi ka reaguar për gjykimin e ndeshjes.

Nëpërmjet faqes zyrtare në rrjetet sociale, Devolli thekson se ka pasur parregullsi në golin e parë të Apolonisë, teksa pretendohet se në atë moment sfera ka qenë jashtë. Klubi i Devollit ka postuar edhe dy foto si prova, duke protestuar në këtë formë për gjykimin. /Egi Çabeli-VipSport.al/

Postimi i plotë nga klubi i Devollit: