Tribuna Vip e mbyllur, Vllaznia publikon çmimet e biletave për ndeshjen me Teutën

Vllaznia do të presë ditën e diel Teutën në stadiumin “Loro Boriçi”. Shkodranët kanë nevojë të rikthehen të rruga e fitoreve pasi në tre ndeshjet e fundit kanë koleksionuar dy humbje dhe një barazim.

Në këtë formë, kuqeblutë kanë humbur disi terren në lidhje me skuadrat e kreut edhe pse diferencat janë minimale. Ndërkohë, për këtë ndeshje klubi i Vllaznisë ka publikuar edhe çmimet e biletave për tribunat përkatëse.

Bileta më e shtrenjtë është ajo në tribunën D, e cila kushton 300 lekë të rinj, ndërsa çmimi në tribunën C dhe E kushton 200 lekë të rinj. Sakaq, tribunat A, B dhe ajo Vip do të jenë të mbyllura për shkak të vendimit të disiplinës, që u morr pas ndeshjes me Bylisin. /Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories