Trajneri lushnjar që drejton Egnatian: Ju tregoj avantazhin pse ngjiten, Pogradeci na mundi 3 vite më parë!

Artan Bano, është një trajner që e njeh mirë Kategorinë e Parë si trajneri, pasi krahas Lushnjës ai ka drejtuar edhe Tomorin apo dhe Egnatian. Bano, madje ka ngjitur për herë të fundit Lushnjën në elitë, dy sezone më parë.

I ftuar në emisionin “E hëna sportive”, Artan Bano, i cili aktualisht drejton Egnatian foli edhe për skuadrën ku spikati si futbollist dhe si trajner, Lushnjën, e madje duke analizuar ecurinë e deritanishme, por edhe pikat e dobëta që ka skuadra. “Lushnjën e ndjek, ka gabuar pak në merkaton e verës, sidomos në qendër të mbrojtjes duhen pika të forta, por edhe në mesfushë duhet vënë dorë. Po ashtu edhe sulmi duhet parë me kujdes për një ekip që synon Superioren. Nëse Sefa zgjat me rikthimin e tij, atëherë duhet që të afrohet një lojtar i tipit të tij, – tha trajneri i Egnatias, lushnjari Artaan Bano.

Koiçidenca

Ndërkohë, një koiçidencë ka ndodhur me Lushnjën. Kur skuadrën e drejtonte Bano, e mundi Pogradeci në fushën e vet, por në fund Lushnja u ngjit. Edhe këtë sezon, lagunarët u mundën në fushën e tyre nga Pogradeci, por Bano thotë se prapë, Lushnja do të ngjitet: “Edhe para tri viteve na mundi Pogradeci, por prapë Lushnja u ngjit, kështu që besoj se edhe këtë sezon, sërish Lushnja do të ngjitet”.

Financat

Në fund, Bano si një njohës i mirë, tregoi edhe pikën më të fortë të Lushnjës: “Ka stabilitet ekonomik. Vërtetë është një ekip që e sponsorizon Bashkia e Lushnjës, por ama kurrë nuk ka probleme pagash, madje ka edhe premio që jepen si dieta”, – tha Bano.

E.S./Vipsport.al/