Trajneri i Peskarës jep si shembull Memushajn për të rinjtë: Luan se është kolonë, jo për moshën

Ledian Memushaj është kthyer këtë vit në një nga yjet e Serisë B. Mesfushori i Peskarës, me pasimet dhe organizimin e lojës së tij, ka bërë që tani të gjithë ta cilësojnë një lojtar i cili në fakt do të bënte më mirë që të luante në Serinë A, pasi është i një niveli superior ndaj bashkëlojtarëve të tij.

Për këtë është i ndërgjegjshëm edhe Luçiano Zauri, ish-kapiten i Lacios e tashmë trajner i Memushajt te Peskara. Ai përdor emrin e mesfushorit shqiptar si shembull për të rinjtë që duhet të fitojnë formacionin me formën e tyre.

“Pse nuk luajnë të rinjtë? Është më tepër çështje forme se sa moshe. Memushaj nuk luan se është 32 vjeç, por sepse është një kolonë e ekipit”, shpjegoi ai për “Gazetta Dello Sport” duke treguar rëndësinë që kishte futbollisti para skuadrës.

Memushaj është aktualisht njeriu-asist më i mirë në Serinë B, me 5 të tilla në këtë pjesë të parë të sezonit, duke ecur me ritme shumë më të larta se në edicionin e kaluar të cilin e mbylli me 10 asiste. /vipsport.al/

more recommended stories

'; } ?>

Office Lizenz Kaufen Windows 10 pro lizenz kaufen Office 2019 Lizenz Office 365 lizenz kaufen Windows 10 Home lizenz kaufen Office 2016 lizenz kaufen office lisans satın al office 2019 satın al