Trajneri i Kosovës shpall listën e lojtarëve për sfidën ndaj Çekisë dhe Anglisë, një hyrje e re për Dardanët

Tekniku i përfaqësueses së Kosovës, Bernard Shaland, ka shpallur ditën e sotme listën e lojtarëve të grumbulluar për dy ndeshjet e fundit kualifikuese të Euro 2020 ndaj Çekisë në transfertë dhe Anglisë në shtëpi.

Pjesa thelbësore e skuadrës nuk ka pësuar ndryshime, ndërsa pasi ka marrë lejen e FIFA-s për t’u aktivizuar me Dardanët, mbrojtësi i Herenven, Ibrahim Dresheviq do të ketë mundësinë e debutimit. Ndërkohë, është grumbulluar edhe Herolind Shala, i cili ka pësuar një dëmtim me ekipin e Valerengës, megjithatë do të jetë i gatshëm për të dhënë kontributin e tij.

Sfida e parë e Dardanëve do të jetë ajo ndaj Çekisë më datë 14 nëntor. Një ndeshje e cila konsiderohet si një finale, pasi dy skuadrat ndahen në klasifikim vetëm me nga një pikë dhe janë në garë për vendin e dytë.  /Egi Çabeli-VipSport.al/