Teuta zbret në fushë, trajneri Shkëmbi kërkon vëmendje maksimale për Vllazninë

Teuta ka katër javë që nuk fiton, ndërsa durrsakët, në javët e fundit kanë ndërlikuar pozitat e tyre duke iu larguar disi kreut të klasifikimit. Pasi kanë qendruar dy ditë pushim, durrsakët kanë zbritur sot në fushën e stërvitjes.

Trajneri Blendi Shkëmbi fillimisht ka folur para seancës dhe ka kërkuar nga skuadra më shumë përqendrim te ndeshja e radhës, ajo me Vllazninë në Shkodër. Sipas Shkëmbit, duhet e patjetër që skuadra të rikthehet te 3 pikët.

Ndërkohë, trajneri më pas ka vazhduar me ushtrime, kryesisht cirkuite, ndërsa durrsakët do shohin mundësinë edhe për zhvillimin e ndonjë ndeshje miqësore.

E.S./Vipsport.al/