Teuta e plotë drejt Shkodrës, mesfushori po rikuperohet

Teuta do të jetë e plotë druhet Shkodrës pasi edhe mesfushori Arbër Çyrbja po shkon drejt rikuperimit. Ndeshja luhet të dielën dhe mesfushori me shumë gjasa, deri ditën e shtunë kur edhe të ndahet 20-shja për sfidën e radhës pritet që të jetë gat.

Çyrbja u dëmtua dy javë më parë në Gjirokastër dhe dëmtimi e kushtëzoi disa ditë mesfushorin durrsak. Por, duke qenë se sfida në Shkodër luhet ditën e diel, me shumë gjasa edhe Çyrbja deri atëherë do të jetë i rikuperuar plotësisht.

Trajneri Shkëmbi ka me grupin edhe Khalidin dhe me një skuadër të plotë në transfertën e “Loro Boriçit” do të synojë që të marrë 3 pikët e plota në transfertë. Për këtë sezon, durrsakët nuk kanë fituar në asnjë ndeshje jashtë fushës së tyre.

E.S./Vipsport.al/