

Luftëtari ndodhet në pozita jo fort të mira në tabelën e renditjes, e madje në zonën që bie direkt nga Superiorja në Kategorinë e Parë. Bluzinjtë arritën që të merrnin pikë ndaj Teutës në fushën e tyre, por ajo që shqetëson është situata me disa lojtarë që kanë luajtur titullarë.
Sidomos me Realdo Filin që ka qenë një nga lojtarët e spikatur, e madje edhe kapiten, jo vetëm këtë sezon në disa ndeshje, por edhe vjet, në pjesën e dytë të sezonit kur iu bashkua bluzinjve.
Një debat në distancë me tifozët, ka bërë që Fili të pezullohet nga klubi. Por, duket se trajneri Marantas ka lënë jashtë 20-shes edhe holandezin Cerezo Hilgen. Madje, këtij të fundit ia kanë propozuar largimin, ndonëse kanë nënshkruar një kontratë në verë e cila mund të ketë kosto.
Holandezi ka kërkuar zbatimin e kontratës, ose duke qëndruar në Gjirokastër dhe të luajë, ose në raste se largohet të marrë si dëmshpërblim shumat që ka nënshkruar kur është bërë pjesë e Luftëtarit…
Në prag të ndeshjes me Flamurtarin që vlen sa një sezon, te Luftëtari situata nuk duket edhe aq e mirë, ndërsa nuk është çudi që të kemi edhe largime titullarësh…
E.S./Vipsport.al/
more recommended stories
Ja si janë hapur gazetat sportive për ditën e sotme
Faqet e para të “Panorama Sport”.
Moviola e Jeminit: Gjyqtari ishte i saktë te Bylis-Partizani, Kukësit iu mohua një penallti
Pas tërmetit që goditi Shqipërinë, futbolli.
Shkëmbi: Fitorja ndaj Skënderbeut ishte më shumë se sport, bëmë minimumin për këtë qytet
Teuta arriti të fitonte një ndeshje.
Nuri Bylyku: Lojtarët e sotëm të Tiranës luajnë me anën morale të fanellës, por nuk kanë lidhje me të kaluarën
Në prag të ndeshjes mes Partizanit.
Leave a Comment