Te Lacio krenohen me Strakoshën: Po arrin të ndalë më të mirët, Dibala me shokë u bllokuan

Thomas Strakosha vazhdon të jetë një nga protagonistët me më shumë minuta te klubi i Lacios dhe titullar i padiskutueshëm. Në javën e fundit, ai u kthye në hero për skuadrën e tij duke pritur penalltinë e Babakar, pavarësisht kritikave të shumta se Strakosha nuk di të presë penallti.

Portieri kuqezi ndali sulmuesin nga pika e bardhë e 11 metrave duke i mohuar golin e dytë në momentin kur skuadra e tij po fitonte me rezultatin 2-1 dhe më pas, Lacio e fitoi ndeshjen me rezultatin 4-2. Kjo penallti e pritur, ka bërë që në Itali të vlerësohet maksimalisht portieri shqiptar pasi nuk është hera e parë që arrin të presë penallti.

Portalet e ndryshme pranë klubi të Lacios, kujtojnë që Strakosha ka arritur të presë edhe penalltinë e Dibalës, apo të ndalë Naingolanin dhe De Paulin teksa janë të bindur se kjo ecuri mund të vazhdojë dhe Strakosha të kthehet sërish në protagonist me fanellën laciale. /Erjon Allaraj-VipSport.al/