Tare “fiksohet” me Kumbullën, Verona vendos çmimin për mbrojtësin e talentuar

Performancat e tij kanë tërhequr vazhdimisht në këtë sezon vëmendjen e disa prej klubeve më të mëdha italiane si Juventus, Lacio dhe Fiorentina. Bëhet fjalë për Marash Kumbullën. Mbrojtësi është në sezonin debutues në Serinë A, mirëpo kjo nuk e ka penguar aspak 19-vjeçarin të shpalosë aftësitë e tij.

Lacio, e udhëhequr nga drejtori sportiv Igli Tare, është gjithnjë e më shumë e interesuar për shërbimet e Kumbullës dhe kërkon të vendosë raportet e para me Veronën, pasi konkurrenca për shqiptarin është e fortë. Ndërkohë, Verona ka vendosur edhe çmimin për ta liruar nga detyrimet kontraktuale futbollistin. Kështu, veronezët kërkojnë një shumë që varion prej 15 deri në 20 milionë euro.

Megjithatë, mbetet për t’u parë ecuria e Kumbullës edhe në pjesën e mbetur të sezonit, pasi transferimi në një skuadër tjetër mund të marrë jetë vetëm në merkaton e verës, pasi agjenti i shqiptarit ka mohuar një lëvizje në janar. /Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories