Talenti që i tha “jo” Shqipërisë shkëlqen në kualifikuese, shënon 8 gola me Zvicrën

Në kohët e fundit, shqiptarët te Zvicra kanë qenë gjithmonë e më shumë një çështje dhe në Zvicër janë munduar që të largojnë sa më shumë shqiptarët. Por, në fakt Zvicra U19 duhet t’u falet dy futbollistëve shqiptarë për fitoren e thellë 16-1 që ka arritur të marrë sot kundër skuadrës modeste të Gjibraltarit.

Në 16 golat e shënuar, ka shënuar Lorent Tolaj i cili ka shënuar plot 8 gola në këtë ndeshje duke qenë absolutisht protagonisti kryesor. Ndërkohë, 3 gola të tjerë u shënuan nga talenti tjetër Orges Bunjaku i cili arriti të shënojë 3 gola në këtë takim me skuadrën helvete.

Pak kohë më parë, Shqipëria ka provuar në afrojë në gjirin e saj Tolën megjithatë ky i fundit ka refuzuar. Tolaj vetëm 18 vjeç, aktivizohet me të rinjtë e Brajtonit dhe shihet si një nga më premtuesit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/