Sulmuesi i Teutës, Kalid: Tëmeti më tronditi, nuk kam qëndruar në Durrës

Tërmeti i së martës në Shqipëri pa dyshim ka tronditur dhe tramautizuar të gjithë vendin. Megjithatë, Durrësi ishte një nga zonat më të prekura dhe ku dëmet njerëzore dhe ato materiale ishin më të mëdha. Ashtu si edhe të gjithë qytetarët, edhe futbollistët e skuadrës së Teutës e kanë përjetuar shumë keq tërmetin.

Shumë prej tyre kanë pësuar dëme në banesat e tyre, ndërsa lojtarët e huaj janë larguar për të gjetur qetësinë. Një prej tyre është edhe sulmuesi i durrsakëve, Basit Kalid. Në një intervistë për “Gazeta Olle”, Kalid ka treguar se është tronditur shumë dhe se për momentin është larguar nga Durrësi.

“Tërmetin sigurisht që e kam ndjerë dhe më ka tronditur, mirëpo unë fatmirësisht nuk jam lënduar. Atë mbrëmje, unë dola me shpejtësi pas tërmetit dhe më pas qëndrova jashtë. Unë kam qëndruar vazhdimisht me shokët e skuadrës. Ditët e fundit nuk i kam kaluar në Durrës, pasi që tërmetet kanë qenë të njëpasnjëshme”, tha Kalid.

/Egi Çabeli-VipSport.al/