Suarez shuan zërat: Grizmanin e prisnim që sezonin e shkuar, e trajtojmë si vlerë të shtuar

Antuan Grizman ishte padyshim një nga lëvizjet më të bujshme në merkaton e verës duke u larguar nga skuadra e Atletiko Madridit për të firmosur me Barcelonën. Kjo lëvizje u shoqërua me polemika të shumta duke qenë se palët kishin arritur një akord që në kohën kur Grizman aktivizohej me Atletikon duke dëmtuar edhe garën në një farë mënyre.

Sakaq, mediat spanjolle raportonin se kalimi i Grizmanit te Barcelona, ka sjellë edhe pakënaqësi në kampin katalanas. Megjithatë, Luis Suarez nuk është i këtij mendimi dhe ka hedhur poshtë të gjitha pretendimet e bëra karshi tij. Ai shprehet se Grizman ka qenë i mirëpritur sezonin e shkuar por nuk u arrit akordi dhe u transferua këtë sezon.

“Grizman po rritet shumë. Disa herë janë keqinterpretuar gjërat dhe me Mesi e së bashku me Piken e kemi thënë se Grizman ka qenë i mirëpritur sezonin e shkuar dhe kemi thënë se është lojtar i madh, ndër më të mirët në botë, më pas ne nuk e dimë se çfarë ndodhi dhe nuk e dinim se do të vinte këtë sezon. E trajtojmë si një vlerë të shtuar në klubin tonë dhe është normale që e gjen veten më mirë me francezët e skuadrës por edhe me ne e pi ndonjë gotë”, tha Suarez. /Erjon Allaraj-VipSport.al/