Strakosha: Më thonë se jam këtu vetëm sepse Tare është shqiptar. Interi, ndjesia më e keqe

Thomas Strakosha është kthyer përsëri në protagaonist me skuadrën e Lacios, duke e ndihmuar këtë të fundit që të ngjitë një nga një shkallët për t’u kthyer në zonën Champions, aty ku ekipi pretendon të kthehet në sezonin e ardhshëm edhe pse marrëdhëniet me Europën në vitet e fundit nuk i ka pasur aq të mira. Nga grumbullimi i përfaqëuseses, portieri i kuqezinjve ka dhënë një intervistë të gjatë për “Corriere Dello Sport”, duke u ndalur sidomos te paraqitjet e tij në Itali ku në javën e fundit ka pritur një penalti ndaj Leçes.

“Po mundohem që të përmirësohem në çdo aspekt, nuk e cilësoj veten një pritës penalltish, por shpresoj që të bëhem i tillë. Nuk ka sekrete të mëdha, me Grixhionin studiojmë gjuajtësit e pastaj në moment vendos nga të hidhem’, shpjegoi lojtari i cili ka treguar momentet negativq që nuk do të harrojë kurrë.

“Është finalja ime e parë e Kupës e humbur ndaj Juventusit dhe humbja në Salcburg. Por ajo me Interin më 20 maj, më ka lënë ndjesinë më të keqe në karrierën time. Vija nga një javë e tmerrshme për një dëmtim në shpinë dhe nuk isha i sigurt se mund të luaja, mendoja se nuk mund të ndihmoja skuadrën. Pritja më e bukur? Ajo ndaj Dibala në “Allianz” sidomos për vlerën që kishte, pritje në minutën e fundit dhe nuk fitonim atje prej 15 vitesh”, ka treguar Strakosha i cili pranon se shpesh përballet me paragjykimin se është shqiptar.

“Kritikat? Nuk i vë vesh, nuk shoh dhe nuk dëgjoj. Kur më thonë se jam këtu vetëm sepse Tare është shqiptar mendoj: më mirë të më kritikojnë mua se sa skuadrën, ka gjithmonë paragjykime”, shpjegoi ai. /vipsport.al/