Strakosha flet për djalin e tij: E keqja e tij që edhe unë kam qenë portier, ai nuk ka nevojë për këshilla

Portieri legjendar i Kombëtares, Foto Strakosha nuk mund të mungonte në ndeshjen e fundit të Shqipërisë ndaj Francës në impiantin e ri, “ Air Albania Stadium”. Ish-gardiani i kuqezinjve ka qenë i ftuar nga Federata, por nuk ka pasur mundësi të ndjekë nga afër djalin e tij, Tomas Strakosha, pasi ky i fundit ishte ulur në stol nga trajneri Reja për këtë ndeshje.

Ndërkohë, në një prononcim për Procesin Sportiv, Strakosha thekson se e keqja e djalit të tij është fakti se edhe babai i tij ka qenë një portier, ndërsa beson se rezultatet nga kuqezinjtë do të vijnë për të kënaqur edhe të gjithë tifozët.

“E keqja e tij është që unë kam qenë vetë portier dhe e përjetoj shumë. Por tashmë Tomasi i di më mirë gjërat dhe nuk ka nevojë për shumë këshilla. Tifozët janë të mërzitur disi me rezultatet e Kombëtares. Por besoj se pas një farë kohe do të vijë edhe një kohë e kënaqshme për tifozët nga Shqipëria”, tha Strakosha.