Statistika impresionuese e Rrahmanit, mbrojtësi shqiptar kryeson klasifikimin e rëndësishëm

Hellas Verona është klubi i dytë me më pak gola të pësuar deri në këto momente të kampionatit italian dhe kjo jo rastësisht. Veronezët kanë gjetur emrat e duhur në difensiv teksa dy prej tyre janë shqiptarët, Marash Kumbulla dhe Amir Rrahmani.

Vëmendje të madhe ka pasur për Kumbullën duke nisur edhe nga mosha e tij, megjithatë në paraqitjet e mrekullueshme pas nuk mbetet as Rrahmani. Mbrojtësi i përfaqësueses së Kosovës kryeson edhe klasifikimin si lojtari që ka fituar edhe më shumë duele ajrore, plot 43.

Askush nuk ka bërë më mirë se 25-vjeçari, i cili ka lënë pas edhe emra të shquar të Serisë A si Bonuçi, Skriniar, Romanjoli etj… Rrahmani u transferua këtë sezon në Itali nga Dinamo e Zagrebit dhe është përshtatur në mënyrë të shkëlqyer duke blinduar postin në formacionin titullar. /Egi Çabeli-VipSport.al/

more recommended stories