Sot dita e të vërtetës për stadiumin e ri, Vllaznia-Apolonia inauguron “Arenën Kombëtare”

Kombëtarja shqiptare pritet që ndeshjen kundër Francës ta zhvillojë në stadiumin e ri të ndërtuar në vendin e “Qemal Stafës” dhe që sipas zërave të fundit, është arritur akordi që stadiumi të quhet “Air Albania Stadium”. Stadiumi duket se është gati për ndeshjen dhe javën e shkuar pritej që të inaugurohej por në fakt nuk ndodhi.

Shkak për këtë u bë një mbjellje në ditët e fundit para ndeshjes. Ndërkohë, ndeshja e shtyrë do të luhet mbrëmjen e sotme dhe është përcaktuar që të jetë ndeshja e femrave mes Vllaznisë dhe Apolonisë, aty ku do të testohen ndriçimi dhe shumë detaje të tjera.

Të gjitha këto do të vëzhgohen nga UEFA dhe më pas do të jepet vendimi nëse stadiumi është i gatshëm ose jo për ndeshjen e 17 nëntorit kundër Francës. Megjithëse UEFA ende nuk ka thënë fjalën e fundit në lidhje me stadiumin e ri, FSHF ka nisur shitjen e biletave dhe janë drejt fundit. /Erjon Allaraj-VipSport.al/

19:00 Vllaznia – Apolonia

mersin escort mersin bayan escort mersin escort konya escort eskişehir escort bayan