Skënderbeu i plotë ndaj Tiranës, Meksi optimist: Fitorja, alternativa e vetme

Jorgoi Meksi u bashkua në verë me skuadrën e Skënderbeut, aty ku po luan si titullarë, e madje trajneri Ilir Daja i ka besuare dhe 2-3 rolë në fushën e lojës. Me një të kaluar te Panioniosi dhe me 990 minuta këtë sezon te korçarët, duket se Meksi është një futbollist që është “fituar” nga stafi korçar.

Meksi luan si mbrojtës i krahut të djathtë dhe në një prononcim për “Rtshsport” ka pohuar kështu për situatën në të cilën ndodhen aktualisht korçarët: “Luajmë një ndeshje të fortë, me një kundërshtar që ka kualitet dhe që vjen në Korçë për të dal me fitore. Por, ne luajmë në fushën tonë dhe duhet që ta kalojmë me sukses këtë ndeshje dhe fitorja është alternativa jonë  e vetme”.

Fitorja në Ballsh ka risjellë qetësinë, por njëkohësisht ka shtuar edhe “oreksin” në radhët e bardhekuqve. Sipas Meksit, skuadra nëse luan edhe ndaj Tiranës në grup del me fitore nga fusha: “Duhet që të luajmë ashtu si në Ballsh. Të jemi sa më solid, në mbrojtje, mesfushë e sulm”.

Me Ditën e Dajën që janë gati dhe të rikuperuar pas periudhës së ndërprerjes dyjavore, trajneri Ilir Daja tashmë synon që të marrë 3-pikëshin e radhës dhe skuadra të vijojë të rikthehet në zonën e sipërme të tabelës së renditjes së Superiores.

E.Saliu/Vipsport.al/