Skënderbeu, tjetër miqësore me ekipin e Maqedonisë së Veriut

Skënderbeu nuk do të pushojë në fundjavë dhe nisur edhe nga fakti që vijnë nga një fitore bindëse në Ballsh, trajneri Ilir Daja ka menduar që të mbajë të karikuar grupin e lojtarëve.

Bardhekuqtë do të luajnë miqësore, por jo me Devollin as me Pogradecin apo ndonjë skuadër tjetër të elitës në Shqipëri. Duket se korçarët do të ndeshen me skuadrën që garon në kampionatin e Maqedonisë së Veriut, Strugën, me të cilën kanë luajtur ndeshje testuese edhe pak muaj më parë.

Sfida do të luhet nesër në mesditë në qytetin e Korçës dhe në këtë ndeshje, trajneri Ilir Daja do të aktivizojë të gjithë futbollistët. /

Kujtojmë që në javët e fundit, korçarët kanë pasur shumë mungesa, ndaj edhe Daja kërkon që të krijojë një ide më të qartë për gjendjen e skuadrës dhe lojtarëve.

E.S./Vipsport.al/