S’kanë fund peripecitë në Gjirokastër, Demo mbyll sezonin!

Luftëtari duket se po përjeton moment më të vështira nga sezoni i shkuar. Në Gjirokastër ka titullarë që janë dënuar dhe larguar si Fili që aktualisht nuk është në Gjirokastër, pasi klubi ka vendosur që të stërvitet me të rinjtë.

Por edhe dy holandezët që kanë dalë nga planet e trajnerit Marantas dhe klubit bluzi. Por, sikur të mos mjaftonte kjo ka ardhur edhe një dëmtim i rënd i mbrojtësit Aurel Demo që në dy vitet e fundit ka qenë një nga pikat e forta të skuadrës bluzi. Nuk japin detaje në Gjirokastër, por nga sa bëhet e ditur, ai mund të qëndrojë deri ne 6-të muaj larg fushave të blerta.

Luftëtari ndodhet në vendin e parafundit dhe në prag të sfidës me Flamurtarin skuadra duket jo mirë në përbërje.

E.S./Vipsport.al/

more recommended stories